Connect with us

Kosovë

Kryeministri Hoti takohet me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun

Publikuar

Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimi ka qenë i mbyllur për medie.

Lajçak është takuar fillimisht me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Në fillim të muajit prill të këtij viti, Miroslav Lajçak u emëruar si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.