Sport
Whyte ka ndërmarrë veprime ligjore kundër WBC, për datën e duelit të detyrueshëm për titull

WBC ka konfirmuar se Dillian Whyte ka ndërmarrë veprime ligjore kundër trupit drejtues, mbi datën e mandatimit të tij për luftën për titull, transmeton lajmi.net.
Whyte triumfonte ndaj Oscar Rivas me vendim unanim gjatë korrikut të kaluar, për të siguruar kështu mandatimin për titullin e WBC, që tani mbahet nga Fury.
Presidenti i WBC ka thënë gjatë muajit të kaluar se njeriu i Brixton do të ketë luftën e tij për titull deri në shkurt të vitit 2021.
Raportime bëjnë të ditur në anën tjetër se Fury ka arritur marrëveshje me Joshua për një duel, por Whyte ka ndërmarrë aksionet ligjore për mandatin e tij.
Whyte do të kthehet në ring për një duel me Alexander Povetkin, por po sigurohet që ta ketë gati duelin me Tyson Fury. /Lajmi.net/






















