Sport
Disa basketbollistë të Lakers po konsiderojnë mundësinë që të mos kthehen në parket

NBA do të rinis sezonin në qytetin e Orlando, me sistemin me 22 skuadra, për të shkurtuar kështu sezonin e rregullt, në mënyrë që ‘Play Off’ të luhet komplet.
Megjithatë, raportohet për një numër lojtarësh që nuk duan të kthehen në parket.
Madje, sipas raportimeve të ‘Clutchpoints’, situatë e njëjtë është edhe te pretendentët kryesor për titull, Los Angeles Lakers, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, Shams Charania shkruan se një nga basketbollistët është Avery Bradley.
Gjithashtu, thuhet se edhe Dwight Howard mund të jetë në mesin e lojtarëve që do të preferojë qëndrimin jashtë.
Emra të tjerë nuk janë identifikuar, por duhet pasur parasysh që as dy të lartpërmendurit nuk kanë konfirmuar ndonjëgjë.
Mbetet të shihet nëse Lakers do të rinis sezonin me të gjithë kapacitetin e skuadrës, apo dikush do të refuzojë të kthehet në parket. /Lajmi.net/






















