Connect with us

Sport

Lorik Cana, drejtor sportiv te kjo skuadër?

Publikuar

Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare, zejen në rolin e drejtorit sportiv mund ta nis në Zvicër, në qytetin ku i mori hapat e parë në futboll.

Mediumi zviceran “Le Matin” raporton se Lorik Cana po kërkohet nga skuadra Laussane Sport, në rolin e drejtorit sportiv, përcjell lajmi.net.

Laussane Sport nga sezoni i ri me gjasa të mëdha do të jetë pjesë e Superligës në Zvicër. Kjo skuadër ka pronar miliarderin Jim Ratcliffe dhe kompaninë Ineos, që pritet të bëjë ndryshime të investime të mëdha në klub.

Te Laussane Sport, Cana do të gjejë edhe talentin nga Kosova, Andi Zeqiri, që këtë sezon ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK