Connect with us

Sport

ZYRTARE: Talenti Kiçmari nënshkruan kontratë profesionale me Llapin

Publikuar

Kiçmari i vëzhguar tashmë e një kohë të gjatë nga shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina, në prani të stafit menaxherial të tij, ka vendosur që të nënshkruajë kontratë me klubin e vendlindjes, KF Llapin.

Taulant Kiçmari më 23 shkurt ka mbushur 18 vite, është nga Podujeva ndërsa tek ekipi U19 i Llapit luan në pozitën e mesfushorit defanziv.

“Rrugëtimit të shokëve që nga Llapi do të prekin Evropën iu është bashkuar edhe Taulant Kiçmari.

Ai njihet për urtësinë, mençurinë dhe për maksimumin që e jep në çdo pozitë që luan.

Kiçmari është transferuar në verën e vitit 2019 nga FC Prishtina dhe kësisoji do vazhdoj të jetë pjesë e KF Llapit deri në vitin 2025”, njofton Llapi. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK