Connect with us

Religjion

Kam frikë se në momentin e vdekjes, do ta harroj shehadetin!

Publikuar

Një hoxhë i mësonte studentët e tij mbi bazat
e besimit islam, ku posaçërisht i kushtonte kujdes shpjegimit dhe komentimit të
kuptimit të shehadetit (fjala: La ilahe il-lallah).

Një ditë prej ditëve njëri nga studentët hoxhës
ia solli dhuratë një papagall, sepse e dinte se hoxha i donte shumë macet dhe
zogjtë.

Hoxha u gëzua shumë për dhuratën dhe papagallin
gjithmonë e merrte me vete, madje papagallin e merrte me vete edhe kur u mbante
ligjërata studentëve, kështu që papagalli shumë shpejt e mësoi shqiptimin e
shehadetit (shqiptimin e fjalës: La ilahe il-lallah). Pasiqë i kishte
mësuar këto fjalë, ai vazhdimisht i përsëriste ato, edhe ditën edhe natën.

Një ditë, kur erdhën studentët tek hoxha, e
gjetën atë duke qarë! Kur e pyetën se pse po qante? Ai iu përgjigj atyre: Macja
e ka mbytur papagallin.

Ata i thanë: A për këtë po qanë?! Nëse
dëshiron ne ta sjellim në vend të tij, një papagall tjetër, edhe më të mirë se
ai!

Mirëpo hoxha u dha këtë përgjigje:

Unë nuk po qaj për këtë, por po qaj pse
papagalli, në momentin kur e sulmoi macja, filloi të bërtiste dhe të lëshonte
një zë tjetër derisa ngordhi. Edhe pse para atij momenti ai vazhdimisht e
përsëriste shehadetin, kur e sulmoi macja, ai e harroi shehadetin dhe filloi të
bërtiste (fjalë të tjera). Arsyeja se pse ai e bëri këtë, ishte se ai shehadetin
e kishte mësuar vetëm me gjuhë, ndërsa zemra e tij fare nuk e ndjente as nuk e
dinte.

Pastaj hoxha vazhdoi: Kam frikë se edhe ne mos
po bëhemi sikurse ky papagalli, që ta jetojmë jetën tonë duke e përsëritur shehadetin
vetëm me gjuhët tona, ndërsa kur të na vjen vdekja ta harrojmë, sepse zemrat
tona nuk e kanë njohur mirë dhe nuk kanë jetuar në përputhje me shehadetin!

Me atë rast, studentët filluan të qajnë nga
frika e raportit jo të sinqert me shehadetin!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Lajme1 hour ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK