Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti nga Dibra: Veting të gjithëve

Publikuar

Në vazhdën e përzgjedhjeve të kryesive të reja dhe kryetarëve që do ti udhëheqin degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në katër vitet e ardhshme në Kuvendin Zgjedhor që u mbajt në qytetin e Dibër prezent ishte edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

Ahmeti i përshëndeti delegatët e pranishëm në Kuvendin zgjedhor duke i falënderuar që me devotshmëri dhe me punë të palodhshme e kanë ruajtur krenarin dhe vazhdimësinë e brezave të më hershëm të cilët kanë sakrifikuar dhe punuar që ne të jetojmë e punojmë me dinjitet duke mos qenë qiraxhinj në shtëpi tonë.

“Të gjithë njerëzit kanë vlera, andaj përpiquni që tua afirmojmë vlerat, tua shtojmë, por dobësitë tua themi në sy se kështu e forcojmë në vazhdimësi edhe miqësinë, organizimin por e bëjmë më të fort familjen tonë, të nderuar Bashkimin Demokratik për Integrim si një aset i shqiptarëve në këto hapësira me një histori nga më të begatat që ka pasur ndonjëherë ndonjë strukturë apo lëvizje e cila ka qenë mirë e organizuar në këto hapësira”, u shpreh Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryesisë së degës së BDI-së dhe kryetarit të ri në Dibër i uroj suksese dhe në vazhdimësi të jenë në krye të detyrës, në krye të realizimit të projekteve dhe në afërsi me të gjithë drejtuesit e institucioneve qoftë të nivelit lokal dhe qendror.

“Nga komunikimi dhe bashkëpunimi nuk humbet askush fitojnë të gjithë, nga transparenca, urtësia dhe respekti ndërsjellë fiton familja e madhe e quajtur Bashkimi Demokratik për Integrim. Përpara nesh kemi detyra të vështira edhe pse deri tani ka qenë vështir, por aq vështir do të jetë edhe në të ardhmen. Për të pasur një shtet ku sundon ligji nuk është punë e lehtë, për të luftuar dhe për të pasur një veting nuk është punë e lehtë, për të pasur një transparencë të suksesshme nuk është punë e lehtë. Sa ma shumë standarde të zbatojmë dhe implementojmë afër Evropës jemi”, përfundoi Ahmeti.

Maqedoni53 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK