Kosovë
Deklaroi se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti, por Haxhi Shala kishte nënshkruar se është pro

Por Haxhi Shala, deputet nga Nisma Social Demokrate, është njëri nga 61 nënshkruesit në listën e deputetëve që janë deklaruar pro krijimit të Qeverisë së re.
Në këtë dokument që e ka siguruar Klan Kosova, Shala është nënshkrues bashkë me deputetët tjera nga subjekti i tyre politik.
“Për momentin vota imë është kundër kësaj qeverie”, kishte qenë deklarata e tij gjatë ditës së sotme.



























