Connect with us

Kosovë

Hapen përfundimisht çerdhet: Kurti njofton për lehtësimin e masave që luftonin Covid-19 (Lista)

Publikuar

Kryeministri në detyrë me emrin Albin Kurti ka bërë një postim në Facebook ku ka njoftuar edhe një herë mbi lehtësimet e masave që luftonin pandeminë. 

Ndër këto masa, përfshihen hapaj e kufijve tokësorë, hapja e çerdheve publike dhe atyre private, e po ashtu edhe hapja e kafeterive, bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare me kapacitet të pakufizuar, përcjell Periskopi.

Po ashtu, Kurti ka bërë të ditur edhe ditën e kthimit të klasëve të nënta nëpër shkolla.

Kryeministri në detyrë ka deklaruar se këto vendime janë marrë në mbledhjen e 38 (nuk shkruhet 38-të ashtu siç e bën gabimisht Kurti) ku munguan ministrat e LDK-së.

Statusi i plotë: 

Në mbledhjen e 38-të të Qeverisë së Kosovës, me rekomandimin e IKShPK-së dhe ministrive të linjës, morëm vendimin për lehtësimin e masave ndaj COVID-19.

Nga nesër do të hapen:
– çerdhet publike e private nga mosha 0 deri në 5 vjeç dhe niveli parashkollor;
– kufijtë tokësor, në 6 pika kufitare: Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë;
– kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

Rikthehet nëpër institucione publike të gjitha veprimet dhe i gjithë stafi.
Barnatoret e liçensuara i rikthehen punës dhe orarit të rregullt.

Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor.

Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik.

Rekomandimet nga aspekti shëndetësor për mbajtjen e distancës fizike, higjienës personale dhe masave tjera mbrojtëse janë përgatitur nga rekomandimet e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Rekomandimet specifike për hapjen e këtyre aktiviteteve janë pjesë e ministrive përkatëse.

NA NDIQ NË FACEBOOK