Sport
Protestës në Minneapolis i bashkohen edhe dy fytyra të njohura të NBA

Vrasja e një personi me ngjyrë në Amerikë, në qytetin e Minneapolis, ka bërë që të shpërthejnë protestat, duke u demoluar vendi.
Madje, në mbrojtje të rendit është vendosur edhe Garda Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi shumë ndërtesa janë përfshirë nga flaka e janë shkatërruar.
Së fundmi, protestës i janë bashkuar edhe dy fytra të NBA; anëtari i Minnesota Timberwolves, Karl Anthony Towns dhe ish anëtari i skuadrave si Golden State, San Antonio e Indiana, Stephen Jackson.
Stephen Jackson priu një konferencë për medie sot në Minneapolis, me Karl Anthony Towns që ishte gjithashtu i pranishëm.
“Jam i lënduar, jam i nervozuar, por unë nuk jam i frikësuar”, ka thënë ylli i NBA, transmeton lajmi.net.
Stephen Jackson with a powerful message about his late friend George Floyd
(via @JonKrawczynski)pic.twitter.com/QGD8vtnGIq— Bleacher Report (@BleacherReport) May 29, 2020
George Floyd është viktima e policisë së Minneapolis, i cili shihej në një video që u bë virale në botë, teksa iu shua jeta nga një polic i Minneapolis.
George ishte mik i afërt i Stephen Jackson. /Lajmi.net/





















