Sport
Gjest i madh nga Sexton i Cavaliers, dhuron 20 mijë bursa për studentët

Organizatori i Cavs, Sexton, është bashkuar me ‘Foot Locker’, duke dhënë 20 mijë bursa për studentët, transmeton lajmi.net.
Sexton është i fundit nga lojtarët e NBA që ndihmon studentët gjatë kohës së pandemisë.
Sexton ka treguar se është lojtari i duhur që Cavs të ndërtojnë skuadrën rreth tij, duke treguar sukses si në parket ashtu edhe jashtë tij.
Lojtari ka regjistruar 18.5 pikë, 3.0 kërcime dhe 3.0 asistime për ndeshje, në 147 sosh të luajtura.
Veprimi i basketbollistit lidhur me studentët është përshëndetur nga shumë ndjekës të tij në rrjetet sociale. /Lajmi.net/






















