Connect with us

Sport

Presidenti i FIGC, Gravina: Rifillimi i futbollit i jep shpresë vendit

Publikuar

Presidenti i FIGC, Gravina, ka dhënë disa komente pas vendimit të sotëm për rifillimin e futbollit në Itali.

Samiti i zhvilluar mes Lega Serie A, FIGC e Qeverisë së Italisë përfundoi me vendimin që Serie A të rinis më 20 qershor, Kupa e Italisë më 13 qershor, kurse Serie B më 26 qershor.

Gravina është i mendimit se ky vendim jep shpresë për të gjithë vendin se rikthimi në normalitet është i mundur.

“Rifillimi i Calcio paraqet një mesazh shprese për të gjithë vendin”, ka thënë Gravina, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur me vendimin. Është sukses që ndajmë me ministrin e sportit, Vincenzo Spadafora dhe gjithë komponentët e federatës. Projekti ynë është një përgjegjsi e madhe, sepse përfshinë gjithë futbollin profesional në Itali, me Serie A, B dhe C, e me shpresë edhe për futbollin e vashave”, ka shtuar presidenti i FIGC.

Para fillimit të Serie A më 20 qershor, 17 qershori do të sjell finalen e Kupës së Italisë. /Lajmi.net/