Connect with us

Kosovë

Thaçi: Kurti, Sveçla e Haki Abazi të përgjigjen para drejtësisë pse shkuan tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK

Publikuar

Presidenti Hashim Thaci thotë se, sic i quan ai ‘grupi i Kurtit duhet të dalin para drejtësisë dhe të tregojnë pse kanë qëndruar tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK’.

“Dua ta përmendi edhe një argument, vizita e zotit Kurti, Sveclës dhe Haki Abazit në dhomën e përgjimeve në PTK, është shkelje flagrante. Në atë dhomë mund të futet vetëm prokurori, kryeprokurori. Cili do të jetë nesër pozicioni i njerëzve që i kritikojnë. Për tri ditë e kanë ndalur kamerën dhe kanë qenë aty, zoti Kurti, zoti Svecla dhe Haki Abazi.  Është shkelje flagrante shkuarja fshehtas në dhomën e përgjigjimevë në PTK, duhet të përballet me drejtësinë”, ka thënë ai.

Thaçi: Grupi i Kurtit – Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe të tjerët të dalin para drejtësisë

Presidenti Hashim Thaci thotë se grupi i Kurtit duhet të përballet me drejtësi. Ja deklarata e tij:

“Kurti dhe grupi i tij duhet të përballen me aktivitete joligjore, kanë ndodhur keqpërdorime dhjetëra miliona euro nga Ministria e Vitisë, bërja publike nga punëtorja e ministrisë së Albulena Haxhiut, edhe kërcënimin me jetë me atentant për zotin Pacolli dhe fluturaken e tij, të gjitha këto janë një strukturë e organizuar kundërligjshëm dhe në mënyrë kriminale.  Ju duhet të jeni të lumtur që po flas e nuk po heshti, unë do të isha i papërgjegjshëm nëse do heshtja, kam obligim t’i ruaj institucionet demokratike”, tha ai përcjell Periskopi.

Thaçi: Askund në botë Kryeministri nuk organizon protesta kundër institucioneve në të cilat është vet brenda

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK