Sport
ZYRTARE: Belgjika rinovon me Roberto Martinez

Marrëveshja e mëparshme e Martinez skadonte këtë verë pas Euro 2020, e cila u shty deri në vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë koronavirus.
Ish-menaxheri i Wigan dhe Everton tani do të mbetet në krye të Belgjikës për turneun e verës së ardhshme, si dhe Kupën e Botës në Katar vitin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.
“Për shkak të shtyrjes së EURO 2020 ne nuk mund ta përfundojmë bashkëpunimin tonë tani”, tha Martinez, në një deklaratë të lëshuar nga Belgjika.
Martinez ndihmoi Belgjikën të fitonte vendin e tretë në Kupën e Botës 2018. /Lajmi.net/






















