Kosovë
Infektologu Krasniqi: Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, s’ka vend për dëshprim e zhgënjim

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se pavarësisht rritjes së numrit të raste me koronavirus nuk ka vend për dëshpërim e zhgënjim.
Krasniqi me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar për fazën e dytë të hapjes duke thënë se është rezultat i punës tonë të përbashkët, transmeton Periskopi.
“Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshprim e zhgënjim.”
“Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshne. Jemi në rrugë të drejtë.”, ka shkruar ai.
Ai bën thirrje po ashtu që të respektohen masat./Periskopi/
Shkrimi i tij:
Nuk ka vend për dëshprim e as për zhgënjim.
Qytetarë të nderuar,
Nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar.
Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshprim e zhgënjim.
Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshne. Jemi në rrugë të drejtë.
Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar.





















