Sport
Dusseldorf 0:0 Paderborn, notat e lojtarëve – Valon Berisha në mesin e më të mirëve

Ndeshja e parë për Valon Berishën pas pandemisë Covid-19 ka shkuar mjaft mirë, ndonëse pak pa fat.
Kosovari pati mundësi të mirë për shënim, por shtylla ia mohoi golin, shkruan lajmi.net.
Në fund, skuadra e tij ndau nga një pikë me kundërshtarët e Paderborn, duke vazhduar të qëndrojë në zonën që dërgon në Bundesliga 2.
Valon Berisha në këtë ndeshje u vlerësua me notën 7.0, vlerësimi i dytë më i mirë në skuadrën e tij dhe i treti më i mirë në ndeshje.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/























