Connect with us

Kosovë

Skandal: Të gjithë flasin për tragjedinë në konvikte, Kurti nuk ia di as emrin viktimës

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ia di emrin Agon Musliut, 26-vjeçarit i cili vdiq tragjikisht të dielën e 3 majit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Në një konferencë të përbashkët për media me Arben Vitinë, ministrin e Shëndetësisë, të premten, Kurti iu referua me emrin Arton, viktimës 26-vjeçe nga Gjilani.

“Ia kisha kaluar fjalën ministrit Vitia, lidhur me akuzat për ngjarjen tragjike të vdekjes së të riut Arton Musliu”, u shpreh Kurti të premten, teksa po ia kalonte fjalën ministrit të qeverisë së tij, Arben Vitisë, për të komentuar akuzat e presidentit Thaçi ndaj qeverisë lidhur me rastin e vdekjes së Agon Musliut.

Gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duhet të sqarohen për rastin tragjik të vdekjes së 26 vjeçarit Agon Musliu në karantinë te Qendra e Studentëve.

Por, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën për media të së premtes, ka thënë se me këtë çështje janë duke u marrë organet kompetente.

“Ashtu siç kemi deklaruar më herët kjo çështje tashmë është në hetuesi dhe do t’ia lëmë organeve kompetente që të merren me këtë rast”.

NA NDIQ NË FACEBOOK