Connect with us

Sport

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës – këto janë vendimet

Publikuar

Në mbledhjen e fundit të FFK është marrë vendim që pagat e punëtorëve të FFK të reduktohen për 50%.

Mjetet e mbledhura do të përdoren për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

Më poshta lajmi.net ua përcjell njoftimin e FFK-së.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për situatën në futbollin e Kosovës, pas përhapjes së Pandemisë së Covid 19.

KE analizoi opsionet e mundshme për rifillimin  e garave dhe për këtë FFK-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet shtetërore, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe KOK-un sikur edhe me UEFA-n dhe FIFA-n dhe varësisht prej situatës së shpejti pritet edhe të merret vendimi për garat në futbollin e Kosovës.

KE trajtoi gjendjen dhe ecurinë e realizimit të projekteve infrastrukturore, të cilat edhe në këtë kohë të vështirë janë kryer shumë  punë varësisht nga rrethanat e lejueshme dhe do të vazhdojnë edhe më tutje.

KE shqyrtoi dhe miratoi Raportin Financiar për vitin 2019. Duke parë gjendjen e rëndë me të cilën po ballafaqohet Kosova, KE mori vendim që pagat e të punësuarve në FFK, të ulen deri në 50 për qind e të cilat mjete do të shfrytëzohen për pako ushqimore për njerëzit me nevojë.

KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK