Connect with us

Ndryshe

Zbulohet ndërmjetësi i bartjes së koronavirusit te njerëzit?

Publikuar

më

Një studim i ri ka gjetur se Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të ketë origjinën nga kombinimi i virusit të lakuriqëve dhe pangolinëve. Gjetjet forcojnë teorinë se pangolinët mund të jenë ndërmjetësi për transmetimin e Sars-CoV-2 te njerëzit.

Studimi i Universitetit Bujqësor të Kinës Jugore është botuar në revistën Nature dhe aty thuhet se pangolini, duke qenë gjitari më i trafikuar në botë, mund të jetë një kërcënim i ardhshëm për shëndetin publik nëse tregtia e kafshëve të egra nuk kontrollohet pasi ata bartin viruse të ngjashme me Sars-CoV-2.

Studiuesit thanë se një koronavirus i izoluar prej pangolinit të Malajzisë kishte përbërje aminoacidesh gati 100 për qind të njëjtë me koronavirusin e ri, respektivisht me katër gjenet E, M, N dhe S.

“Veçanërisht në aspektin e receptorëve aminoacid virusi Pangolin-CoV është identik me SARS-CoV-2, me vetëm një ndryshim jo-thelbësor,” thuhej në studim.

Për këtë studim, ekipi përdori indet e mushkërive nga katër pangolinë kinezë dhe 25 pangolinë malajzianë në një qendër shpëtimi të kafshëve të egra gjatë muajve mars-gusht 2019.

ARN nga 17 nga 25 pangolinë malajzianë u zbulua se ishte pozitive për Sars-CoV-2 dhe ata gradualisht treguan shenja të sëmundjes së frymëmarrjes, duke përfshirë gulçim dhe pasivitet. 14 nga gjithsej 17 pangolinë ngordhën më vonë.

“Izolimi i një koronavirusi të tillë si SARS-CoV-2 te pangolinët sugjeron se ata kanë potencialin për të vepruar si bartës të ndërmjetëm”, thuhet më tej në studim.

Studimi rekomandon një monitorim afatgjatë të koronavirusit te pangolinët dhe një ndalim të plotë për tregtinë e paligjshme të tyre dhe rregullimin e rreptë kundër konsumit të mishit të tyre.

“Është interesante që gjenomi i Sars-CoV-2 është 96% i ngjashëm me koronavirusin e lakuriqëve RaTG13, por ndryshon në vendin e lidhjes së receptorit që do të thotë se RaTG13 nuk mund të infektojë direkt mushkëritë e njeriut, por virusi i lakuriqit kaloi në pangolinin malajzian dhe u ri-kombinua në pangolinë duke përfshirë rajonin që lidhet me receptorët e koronavirusit të pangolinit, dhe më pas evoluoi në Sars-CoV- 2 që shkakton Covid-19 te njerëzit, ” tha Rohit Chakravarty nga Instituti Leibniz në Berlin.

Pangolinët dhe lakuriqët janë të dy kafshë nate, hanë insekte. Pangolinët trafikohen pasi besohet se gjaku i tyre ka veti medicinale, dhe mishi i tyre konsiderohet një delikatesë në disa pjesë të Azisë Juglindore.

 

Lajme15 minutes ago

Kurtishi i kundërpërgjigjet BDI-së, publikon shifrat e përfaqësimit etnik

Ndryshe24 minutes ago

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete

Maqedoni1 hour ago

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi!

Shqipëri2 hours ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Shqipëri5 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Kosovë6 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni7 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri7 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Kosovë8 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni9 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri10 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme10 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

NA NDIQ NË FACEBOOK