Sport
Ylli i UFC pozitiv në koronavirus

Ronaldo Souza është ylli i UFC, që së fundmi ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, transmeton lajmi.net.
UFC 249 tashmë ka fshirë lojtarin nga kartat e UFC 249, pikërisht për shkak se ai është infektuar me koronavirus.
Souza supozohej të përballje me Uriah Hall, por ky duel nuk do të ndodhë.
Souza u testua pasi informoi zyrtarët e UFC gjatë së mërkurës se një familjar i tij kishte virusin.
Luftëtari i UFC ishte asimptomatik kur erdhi në event, por ai u monitorua derisa rezultatet dolën se ai ishte pozitiv. /Lajmi.net/






















