Connect with us

Uncategorized

Zëdhënësja e nënpresidentit Mike Pence pozitive me koronavirus

Publikuar

Zëdhënësja e nënpresidentit Mike Pence, rezultoi pozitive për koronavirusin. Katie Miller, Sekretarja e Shtypit e zotit Pence është edhe bashkëshortja e këshilltarit të Presidentit Donald Trump, Stephen Miller.

Diagnoza e zëdhënëses Miller u përmend nga Presidenti Donald Trump në një takim të premten me ligjvënësit republikanë, një ditë pasi një ndihmës personal i Presidentit Trump ishte testuar pozitiv, raporton VOA.

Më herët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany kishte konfirmuar se një pjesëtar i ekipit të nënpresidentit Pence, kishte testuar pozitiv por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Një zyrtar i lartë i administratës theksoi se as Presidenti Trump, as nënpresidenti Pence, nuk kishin qenë së fundmi në kontakt me zonjën Miller./Ora News.tv/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK