Connect with us

Kosovë

Veseli viziton Kryqin e Kuq të Kosovës

Publikuar

më

Veseli deklaroi se ky takim u mbajt për t’iu shprehur mirënjohjen për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë gjatë periudhës së pandemisë ndaj familjeve skamnore e qytetarëve nevojtarë.

“Po ashtu i urova për 8 majin që është Dita Botërore e Kryqit të Kuq si dhe për faktin që ky vit, përkon edhe me 75 vjetorin e formimit të Kryqit të Kuq të Kosovës”.

“Javëve të fundit kam bërë shumë vizita për të nderuar dhe ikurajua gjithë ato institucione apo organizata sikurse Kryqi i Kuq, të cilët i kanë shërbyer qytetarëve duke qenë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit”.

“Po ashtu unë kam konsideratë të madh edhe për kulturën vullnetarizmit e solidaritetit që promovohen prej Kryqit të Kuq si vlera fisnike të rëndësishme për çdo shoqëri”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK