Connect with us

Uncategorized

Kina raporton një rast të ri me COVID-19, 16 asimptomatikë

Publikuar

Kina ka raportuar rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Kina raportoi një rast të ri të koronavirusit për 7 maj, nga dy rastet një ditë më parë, treguan të dhënat nga autoriteti kombëtar i shëndetësisë të premten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Asnjë rast i ri i importuar nuk u regjistrua në 7 maj, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.

Komisioni raportoi gjithashtu 16 raste të reja asimptomatike për 7 maj, kundrejt gjashtë ditës së mëparshme, transmeton lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit të Kinës tani është 82.886, ndërsa numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 4633, tha autoriteti kombëtar i shëndetësisë.