Connect with us

Lajme

Alternativa me platformë për parandalimin e shpërnguljes së popullsisë

Publikuar

Partia Alternativa gjatë një konference për mediat ka shpalosur sot një platformë për parandalimin e emigrimit në masë të popullsisë nga vendi. Sipas kësaj partie, ata kanë hartuar një fushatë ndërgjegjësuese të ndarë në tri faza: 1) në fazën e parë do të bëhet aksioni për ndërgjegjësim kundër migrimit, por edhe komunikimi me qytetarët për t’i dëgjuar drejtpërdrejt nga ata arsyet e kësaj dukurie dhe propozimet e tyre për parandalimin e shpërnguljes; 2) faza e dytë do të përfshijë tribuna, panele dhe debate me ekspertë të fushave të ndryshme, ku do të diskutohen arsyet e migrimit dhe masat për parandalimin e tij; dhe 3) në fazën e fundit, pasi të përmblidhen të gjitha të dhënat e dy fazave të mësipërme, AlternAtivA do t’ia propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut një “Strategji shtetërore për parandalimin e shpërnguljes së popullsisë”, e cila pasi të miratohet, do të fillojë me implementimin e masave të propozuara.
“Mbrëmë pas një debati disaorësh në këto dy organe të partisë është marrë vendim që prej sot Alternativa ta fillojë promovimin e fushatës ndërgjegjësuese, që është artikuluar përmes platformës për parandalimin e shpërnguljes “Vatra jonë – Alternativa jonë”. Alternativa konsideron se në kohën kur procesi i integrimit të vendit ka marrë rrugë të mbarë dhe është një shteg që nuk ka prapakthim, tashmë nuk është vështirë të konstatohet se, përkundër problemeve të pambyllura politike, në kuptim të marrëdhënieve ndëretnike, por edhe korrupsionit të lartë, si edhe mungesës së shtetit ligjor, problemi më i madh i Maqedonisë së Veriut e, rrjedhimisht, edhe i shqiptarëve këtu, është shpërngulja masovike e të rinjve dhe zbrazja e vendbanimeve. Duke mos i mbyllur sytë para këtij problemi, AlternAtivA – si parti e spektrit të djathtë, që angazhohet për ta ruajtur praninë e popullsisë në këto troje – konsideron se parandalimi i shpërnguljes është detyrim i joni historik, etnik, kulturor dhe religjioz. Për këtë qëllim AlternAtivA e ka prodhuar një dokument, ku i ka identifikuar arsyet që e shkaktojnë migrimin, por edhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e tij. Kjo është pikënisja e fushatës ndërgjegjësuese, por edhe identiteti i sintetizuar programor i Alternativës. Ideja e subjektit tonë është që kjo fushatë të realizohet në tri faza: 1) në fazën e parë do të bëhet aksioni për ndërgjegjësim kundër migrimit, por edhe komunikimi me qytetarët për t’i dëgjuar drejtpërdrejt nga ata arsyet e kësaj dukurie dhe propozimet e tyre për parandalimin e shpërnguljes; 2) faza e dytë do të përfshijë tribuna, panele dhe debate me ekspertë të fushave të ndryshme, ku do të diskutohen arsyet e migrimit dhe masat për parandalimin e tij; dhe 3) në fazën e fundit, pasi të përmblidhen të gjitha të dhënat e dy fazave të mësipërme, AlternAtivA do t’ia propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut një “Strategji shtetërore për parandalimin e shpërnguljes së popullsisë”, e cila pasi të miratohet, do të fillojë me implementimin e masave të propozuara. Andaj prej sot drejtuesit, funksionarët dhe përfaqësuesit e tjerë të partisë do të jenë në terren për të bashkëbiseduar me qytetarët dhe për ta dëgjuar drejtpërdrejt zërin e tyre për këtë problematikë. Si parti politike që gjithmonë ka qenë pranë qytetarit, ne konsiderojmë se mundësia e vetme e përfaqësimit autentik të qytetarëve është që të dëgjohet zëri i tyre në kontakt të drejtpërdrejtë me ata-tha kru i partisë Afrim Gashi.

Maqedoni14 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri44 minutes ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri3 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme4 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri6 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme7 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë7 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme7 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK