Connect with us

Sport

Trajneri i Sheffield: Do ta respektoj vendimin e secilit lojtar që nuk pranon të luajë

Publikuar

Premierliga dhe skuadrat evropiane po përgatiten për një rikthim në fushat e blerta, por hezitimet duket se janë të mëdha.

Në testet e para të kryera nga disa skuadra, ka pasur disa raste që kanë rezultuar pozitiv. Lojtarë të ndryshëm janë shprehur kundër rikthimit.

Lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i Sheffield United, Chris Wilder, i cili ka thënë se do ta respektojë vendimin e secilit lojtar.

“Nëse ndonjë lojtar vendos të mos kthehet dhe vjen e më thotë se nuk dëshiron të luajë, unë do ta respektoj atë”, ka thënë Wilder, transmeton lajmi.net.

Sheffield aktualisht pozicionohet në pozitën e shtatë në tabelën e Premierligës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK