Lajme
Ramadani: Mesazhi që Bërvenica i dërgoi Mickoskit

Analisti Ramadan Ramadani, në emisionin debatues politik ZOOM në RTM2, vlerësoi se zhvillimet në komunën e Bërvenicës mund të shërbejnë si një mesazh i rëndësishëm politik për kryeministrin Hristijan Mickoski dhe partinë VMRO-DPMNE. Sipas Ramadanit, ashtu siç shqiptarët nuk duhet të përjashtohen nga vendimmarrja në nivel lokal, edhe Mickoski nuk mund të vendosë i vetëm për të gjithë shtetin, ku maqedonasit përbëjnë rreth 54 për qind të popullsisë.
“Bërvenica mund t’ia japë një mësim shumë të madh dhe shumë të mirë partisë së VMRO-së, edhe vetë kryeministrit Hristijan Mickoski. Sikur shqiptarët që nuk lejohen, nuk munden, nuk guxojnë të vendosin kokë më vete në një komunë ku janë me 54 për qind shumicë, njësoj nuk i lejohet as Mickoskit të vendosë për krejt shtetin, ku maqedonasit janë po ashtu 54 për qind”, deklaroi Ramadani.
Ai theksoi se situata në Bërvenicë duhet të shihet si një mesazh për mënyrën e qeverisjes dhe respektimin e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.
“Çfarë ndodh në Bërvenicë, njësoj mund t’u ndodhë edhe të tjerëve që janë 46 për qind. Kjo, mendoj, është porosia më e madhe që vjen nga Bërvenica”, u shpreh Ramadani në ZOOM














