Connect with us

Lajme

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales

Publikuar

më

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë afat deri më 27 nëntor për të dorëzuar njoftimet për apel kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë.

Afati ishte caktuar fillimisht më 16 tetor, por pas kërkesës së mbrojtjes për më shumë kohë, Paneli i Apelit vendosi ta zgjasë atë për gjashtë javë, duke mos e pranuar plotësisht kërkesën për shtyrje deri më 15 dhjetor.

Aktgjykimi prej 2 mijë e 89 faqesh, i shpallur më 16 shtator, dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Pas dorëzimit të njoftimeve për apel, palët do të kenë edhe 60 ditë kohë për të paraqitur dosjet e plota me argumentet dhe kundërshtimet ndaj vendimit të shkallës së parë.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës pritet të punojnë javën e ardhshme në hartimin e një ligji të ri për Dhomat e Specializuara, ndërsa grupi punues shtetëror për apelimin e vendimit të Hagës ka mbajtur deri më tani dy mbledhje.

NA NDIQ NË FACEBOOK