Connect with us

Religjion

Islami – Rruga e së vërtetës

Publikuar

më

dr. Jusuf el-Karadavi

Çdo vit, në kohën e haxhillëkut, shoh një numër të madh muslimanësh që përpiqen ta kryejnë haxhillëkun vullnetar (nafile). Shumë prej tyre, krahas kësaj, kryejnë edhe umre gjatë muajit të Ramazanit. Për këtë shpenzojnë shuma të mëdha parash, madje disa prej tyre, me shpenzimet e veta, marrin me vete edhe grupe njerëzish të varfër, të cilëve Allahu nuk ua ka bërë obligim as haxhillëkun dhe as umren.

Mirëpo, nëse prej këtyre njerëzve kërkon të njëjtat shpenzime vjetore për luftën kundër hebrenjve në Palestinë, për t’i ndihmuar vëllezërit muslimanë në Bosnjë dhe Hercegovinë, për ta luftuar përhapjen e krishterimit në Indonezi, Bangladesh apo në cilindo vend tjetër të Azisë dhe Afrikës, ose për ndërtimin e një qendre islame, për arsimimin e thirrësve në Islam (daive), për shkrimin e një libri, përkthimin dhe shpërndarjen e tij, ata do ta kthejnë kokën në anën tjetër. Do të shohësh se si i kundërshtojnë këto kërkesa dhe sa mendjemëdhenj bëhen.

Ndërkaq, në Kuranin Fisnik theksohet qartë se veprat që lidhen me xhihadin janë më të vlefshme sesa veprat që lidhen me haxhillëkun. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:

“Vërtet mendoni se ai që u jep ujë haxhilerëve dhe mirëmban Xhaminë e Shenjtë është njësoj me atë që beson Allahun dhe Ditën e Fundit dhe që lufton në rrugën e Allahut. Ai nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit keqbërës. – Ata që besojnë, mërgojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre, janë në shkallë më të lartë tek Allahu. Pikërisht këta janë të fituarit. – Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta – dhe ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Et-Tevbe, 9:19–22).

Kjo ka të bëjë me haxhillëkun joobligativ dhe umren vullnetare, ndërsa xhihadi kundër mosbesimit, ateizmit, laicizmit, shthurjes morale dhe forcave që i mbështesin këto dukuri, brenda dhe jashtë vendit, është obligim fetar (farz) i kohës sonë dhe detyrë që kërkon realiteti i sotëm.

Kjo për arsye se ka shumë haxhilerë që e kanë kryer haxhillëkun edhe më parë dhe, për rrjedhojë, ai nuk përbën më obligim për ta. Në të vërtetë, përqindja e atyre që e kryejnë haxhillëkun për herë të parë është vetëm rreth 15 për qind! Kjo do të thotë se, nëse numri i haxhilerëve është dy milionë, numri i atyre që e kryejnë haxhillëkun për herë të parë nuk i kalon 300 mijë!

Sa mirë do të ishte sikur ata që e kryejnë haxhillëku nafile, të cilët përbëjnë shumicën, si dhe ata që kryejnë disa herë gjatë vitit umre vullnetare, veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit, t’i investonin këto mjete në rrugën e Allahut, për shpëtimin e vëllezërve dhe motrave të tyre muslimane, të cilët po i nënshtrohen shkatërrimit fizik dhe psikologjik nga një tiran që shkel çdo gjë të shenjtë e të çmuar për ta dhe që nuk dëshiron të mbetet prej tyre asgjë.

Bota e zhvilluar sheh dhe dëgjon, por nuk ndërmerr asgjë. Sepse, në atë botë, fitorja i takon atij që është më i fortë, e jo atij që ka të drejtë.”

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

Përkthimi në shqip është bërë nga artikulli i publikuar në  portalin: „Islam- Put Istine“; 📚 Fikhu-l-Evlevijjat (Fikhu i Prioriteteve); Përgatitur nga: Sulejman ef. Çolakoviq.

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK