Lajme
Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar si një subjekt që, sipas tij, vazhdimisht i merr idetë nga Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD).
Nesimi rikujton disa raste, duke përmendur gjetjen e tekstit origjinal të Marrëveshjes së Ohrit nga Ilir Luma i PPD-së, si dhe kandidimin e Naser Ziberit për kryeministrin e parë shqiptar, po ashtu nga radhët e PPD-së.
Ai e lidh edhe idenë e federalizimit, për të cilën thotë se BDI po rikthehet sot, me propozimin e dikurshëm të Nevzat Halilit.
Postimi i plotë i Florian Nesimit:
“PPD-ja ishte shkollë politike. BDI-ja mbeti nxënësja e saj e dobët.
– Kur e humbën tekstin origjinal të Marrëveshjes së Ohrit, ua gjeti Ilir Luma i PPD-së.
– Kur kërkonin një personalitet të denjë për t’u bërë kryeministri i parë shqiptar, e gjetën Naser Ziberin nga PPD-ja.
– Sot, kur nuk kanë asnjë vizion dhe asnjë ide për të ardhmen, kthehen te ideja e Nevzat Halilit për federalizimin.
Duket se nuk kanë asgjë origjinale të tyren. Të gjitha i kopjojnë nga PPD-ja.
PPD-ja ishte shkollë politike. BDI-ja mbeti nxënësja e saj e dobët.”












