Connect with us

Maqedoni

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Publikuar

më

Petar Bogojevski, lider i partisë “Koncepti Maqedonas”, ka nxitur reagime të reja me deklaratat e tij për rolin e gruas në familje, duke marrë shqiptarët si shembull për atë që ai e quan kontroll të burrave ndaj bashkëshorteve.
Në një video të publikuar më 3 nëntor, Bogojevski u drejtua kundër burrave maqedonas që e kishin kritikuar, duke pretenduar se shqiptarët nuk i lejojnë gratë e tyre “të turpërohen nëpër kafene dhe rrugët e Shkupit”.
Ai madje i pyeti burrat maqedonas nëse u pëlqen që vajzat e tyre të dalin “gjysmë të zhveshura para Silbos” dhe nëse janë në gjendje t’i marrin bashkëshortet nga lokalet.
Deklaratat vijnë pas paraqitjes së tij në emisionin “Pod lupa” në TV Alfa, ku Bogojevski kishte pretenduar se reagimi i burrit ndaj tradhtisë së bashkëshortes nuk përbën dhunë, por mbrojtje të dinjitetit të tij.
Ai gjithashtu kishte deklaruar se gruaja duhet të jetë nën mbikëqyrjen e burrit dhe se kjo është përgjegjësi e bashkëshortit.
Reagime dhe paralajmërim për përgjegjësi
Deklaratat kanë nxitur reagime të shumta. Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”, ku Bogojevski punon si docent, ka bërë të ditur se materialet e paraqitura do t’i shqyrtojnë organet kompetente, të cilat do të vlerësojnë nëse janë shkelur detyrimet profesionale dhe etike.
Edhe zëdhënësja e Qeverisë dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, i dënoi deklaratat, duke theksuar se gruas nuk i nevojitet mbikëqyrja e burrit, por respekti.
Ndërkohë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale vlerësoi se në emision Bogojevski kishte relativizuar dhe justifikuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve, duke u përpjekur ta paraqiste nënshtrimin e tyre si vlerë tradicionale./plusinfo.mk

Maqedoni1 hour ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri2 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme3 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni3 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë3 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni3 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme3 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport3 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni4 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme4 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë4 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Maqedoni4 hours ago

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

NA NDIQ NË FACEBOOK