Connect with us

Lajme

Bashkim Hasani: Në dy vitet e VLEN-it ka rritje pagash, punësime dhe projekte, burgosje e vrasje politike zero

Publikuar

më

Drejtori i Kullosave, Bashkim Hasani nga radhët e VLEN-it, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka krahasuar dy vitet e qeverisjes aktuale me periudhën e kaluar.

Hasani ka renditur si arritje të kësaj periudhe rritjen e pagave, avancimet në punë, punësimet dhe realizimin e projekteve nëpër komuna, ndërsa ka theksuar se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur, sipas tij, burgosje dhe vrasje politike.

“Muа më VLEN kjo që po ndodh në këta dy vite: rritje rrogash, avancime, punësime dhe projekte nëpër komuna me bollëk. Burgosje dhe vrasje politike? Zero!”, ka shkruar Hasani.

Në krahasimin me të kaluarën, ai ka përdorur tone kritike, duke përmendur vjedhjet dhe keqpërdorimet, ndërsa ka komentuar edhe zërat për zgjedhje të parakohshme.

Hasani thotë se, po të varej nga ai, zgjedhjet do të mbaheshin që nesër.

“Po të isha unë ai që vendos, nesër, pa hezitim do të shkoja në zgjedhje! Sepse dallimi shihet në rezultate, jo në zhurmë e në shpifje”, ka përfunduar Hasani.

NA NDIQ NË FACEBOOK