Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën

Publikuar

më

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, perspektivën evropiane dhe partneritetin në kuadër të NATO-s.

Ahmeti ka theksuar se takimi merr një domethënie të veçantë pasi zhvillohet më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet shqiptarëve, kudo që jetojnë, duke theksuar përgjegjësinë e përbashkët për një të ardhme evropiane dhe të sigurt.

„Me Edin, si gjithmonë, biseduam vëllazërisht, hapur dhe me përkushtim për çështjet me interes të përbashkët për kombin tonë shqiptar”, ka shkruar Ahmeti.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK