Connect with us

Lajme

A po e rikthehen Arben Taravari “jaraninë” me VMRO-DPMNE-n?

Publikuar

më

Mospajtimet e dikurshme të kreut të ASH-së, Arben Taravari me kryeministrin Hristijan Mickoski duket se tashmë i përkasin të kaluarës. Zhvillimet e fundit rreth përfaqësimit të mjekëve shqiptarë në Odën e Mjekëve kanë hapur pikëpyetje për raportet e Taravarit me pushtetin dhe për pozicionimin e tij të ri politik, shkruan Zyrtare.net

Zëvendëskryetar i Odës së Mjekëve është zgjedhur Idriz Orana, kuadër i Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit. Kjo zgjedhje vjen në një moment kur Shoqata e Mjekëve Shqiptarë ka reaguar publikisht, duke kundërshtuar mënyrën e formimit të organeve drejtuese dhe duke pretenduar se nuk është respektuar përfaqësimi i mjekëve shqiptarë.

Shoqata ka bërë të ditur se Orana nuk e përfaqëson atë dhe nuk ka mandat për të shprehur vullnetin e mjekëve shqiptarë. Madje, ka paralajmëruar edhe procedura ligjore pranë Gjykatës Administrative.

Rasti bëhet edhe më interesant kur rikthehet në vëmendje historia e fundit politike e Taravarit. Ai u largua nga Qeveria në maj të vitit 2025, duke e arsyetuar vendimin me mungesën e besimit ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe mosrealizimin e premtimeve ndaj qytetarëve shqiptarë. Në atë kohë, raportet me Mickoskin u tensionuan, ndërsa përfaqësuesit e VLEN-it e akuzuan për braktisje të marrëveshjes politike.

Por një tjetër episod që riktheu emrin e Taravarit në debat ishte çështja e punësimit të bashkëshortes së tij, Nora Taravari, në Universitetin “Nëna Terezë”. Komisioni recensues e kishte propozuar atë për pozitën e docentes, duke e vlerësuar si kandidaten e vetme që plotësonte kushtet, ndërsa dy kandidatët e tjerë kontestuan procedurën dhe mungesën e arsyetimit për përjashtimin e tyre. Rasti shkaktoi reagime politike dhe mediatike, ndërsa rektorati njoftoi se procedura ende nuk kishte përfunduar dhe nuk ishte marrë vendim përfundimtar.

Tash, zgjedhja e Idriz Oranës në postin e zëvendëskryetarit të Odës së Mjekëve vjen si një tjetër zhvillim që mund të interpretohet në kontekstin e raporteve politike të Taravarit me pushtetin. Në njërën anë, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë pretendon se është anashkaluar në procesin e përfaqësimit, ndërsa në anën tjetër, një kuadër i partisë së Taravarit merr një nga pozitat drejtuese të institucionit.

Këtu lind pyetja politike: A kemi të bëjmë me një afrim të ri të Taravarit me VMRO-DPMNE-n pavarësisht ndarjes publike nga VLEN-i, apo për një rikthim të jaranisë së vjetër të liderit të ASH-së Arben Taravari me kryeministrin aktual Hristijan Mickoski.
Për momentin, nuk ka dëshmi publike që vërtetojnë një marrëveshje të drejtpërdrejtë mes Taravarit dhe Mickoskit lidhur me këto ngjarje. Por përputhja e zhvillimeve politike dhe institucionale po ushqen dyshimet për një raport që mund të jetë më ndryshe nga retorika publike e muajve të kaluar.

Nga përplasja ashpërsimi i raporteve dhe përplasjet në distancë me Mickoskin te emërimet në institucione, Taravari duket se po hyn në një fazë të re politike. Nëse kjo është një rikthim i heshtur i “jaranisë” me pushtetin, apo thjesht një bashkëpunim i izoluar institucional, këtë do ta tregojnë zhvillimet e ardhshme./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK