Connect with us

Shqipëri

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

Publikuar

më

Analisti Preç Zogaj e cilësoi situatën politike në Serbi pas zgjedhjeve të parakohshme si një ngjarje të jashtëzakonshme jo vetëm për vendin, por edhe për Evropën.

Sipas tij, zhvillimet kërkojnë kohë për t’u studiuar në thellësi, përpara se të nxirren përfundime përfundimtare mbi natyrën dhe pasojat e tyre.

Zogaj theksoi se nga rasti i Serbisë, ashtu si edhe nga përvoja e Hungarisë, mund të nxirret një mësim i rëndësishëm për Shqipërinë, që asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës së qytetarëve kur ata vendosin të ndryshojnë qeverinë dhe drejtimin politik të vendit.

Ai nënvizoi dy kushte themelore për realizimin e ndryshimit politik. Së pari, ekzistenca e një alternative të besueshme politike.

Sipas tij, pa alternativë nuk mund të ketë ndryshim të qëndrueshëm. Së dyti, funksionimi i votës së lirë dhe i kutisë së fshehtë të votimit, të cilën ai e konsideroi një element vendimtar edhe në rastin e Serbisë.

 “Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të një shumice popullore kur vendos të ndryshojë qeverinë dhe politikën. Asnjë autokraci! Me dy kushte: kushti i parë është alternativa. Pa alternativë nuk mund të ketë ndryshim. Kushti tjetër është kutia e fshehtë.” – Preç Zogaj

Duke folur për protestat dhe kërkesat politike, Zogaj argumentoi se kur synimi është ndryshimi i qeverisë, qytetarët duhet të dinë jo vetëm se kush largohet nga pushteti, por edhe kush do të vijë në vend të tij.

Ai shtoi se mënyra se si një forcë politike vjen në pushtet ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si ajo do të qeverisë më pas.

Në analizën e tij për Shqipërinë, Zogaj tha se në protestat me kërkesa politike ka munguar një strukturë e qartë drejtuese që të përfaqësojë, organizojë dhe artikulojë zërin e protestuesve.

Sipas tij, nuk është e domosdoshme që nga protestat të dalë menjëherë një lider, por duhet të ekzistojë një grup drejtues apo kryesi që të koordinojë veprimet dhe të ndërtojë marrëdhënie me grupet e interesit dhe aktorët e tjerë politikë e shoqërorë.

“Kur në agjendë janë kërkesa politike, është e domosdoshme alternativa, sepse njerëzit duhet të dinë: ‘Dakord, jemi që t’i heqim këta që janë, por kush po vjen?’Njerëzit gjithashtu arsyetojnë që për ata që vijnë, si po vijnë? Mënyra se si vijnë përcakton mënyrën se si do të qeverisin. Nga kjo pikëpamje, meqenëse kemi pasur, bëjmë dhe kemi të bëjmë me kërkesa politike të protestave në Shqipëri, ka qenë e shpjegueshme në ato javët e para që të mos kishte një organizim, po them. Unë nuk them një lider, e kupton, se lideri del përmes zgjedhjeve, nuk duhet të dalë lideri kështu nga protestat, thjesht lideri. Por që të kishte një kryesi, po them, ose një grup drejtues që i prin, që e artikulon protestën, i jep zë, e organizon, ndërton një mori marrëdhëniesh me palë të treta, me grupe interesi…”

Lajme22 minutes ago

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Maqedoni1 hour ago

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

Shqipëri2 hours ago

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Lajme3 hours ago

“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

Maqedoni4 hours ago

Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!

Shqipëri4 hours ago

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

Lajme5 hours ago

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Maqedoni7 hours ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri7 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme8 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota9 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme9 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

NA NDIQ NË FACEBOOK