Lajme
Xhelal Neziri: Zgjedhjet në Bërvenicë, test për partitë dhe koalicionet

Kryetari i Institutit BIRC, Xhelal Neziri, në një deklaratë për emisionin “360 gradë”, vlerëson se zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës kanë rëndësi përtej nivelit lokal.
Sipas tij, raundi i parë do të shërbejë si matës i mbështetjes për secilën parti, ndërsa balotazhi do të vërë në provë partneritetet brenda koalicionit qeverisës.
Rezultati dhe mbështetjet ndërpartiake mund të sinjalizojnë edhe aleanca të reja në nivel shtetëror, vlerësoi Neziri.













