Connect with us

Bota

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Publikuar

më

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar përmes një video-mesazhi të publikuar në Instagram, duke akuzuar kundërshtarët e tij për atë që e cilësoi si “terror të vërtetë revolucionar”, i cili, sipas tij, po vazhdon prej tri ditësh në Serbi, përcjell zyrtare.net

Vuçiq pretendon se kundërshtarët po përpiqen të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe të shkatërrojnë institucionet jashtë rrugëve institucionale.

“Ata që në jetën e tyre nuk do të ishin asgjë, por që e imagjinojnë veten si shumë të rëndësishëm, kanë vendosur të shfryjnë frustrimet e tyre mbi njerëzit e ndershëm dhe normalë”, deklaroi Vuçiq.

Ai përmendi, siç tha, hyrjet me forcë në televizione, në ndërmarrjen publike “Srbijavode”, si dhe një incident gjatë një feste fetare, ku pretendohet se është penguar një prift të kryejë lutjen.

Vuçiq tha se Serbia kishte përjetuar ngjarje të ngjashme edhe në vitin 2000, por sipas tij, situata aktuale është edhe më e rëndë.

“Ata mendojnë se mund t’i thyejnë të gjithë njerëzit me kërcënime. Fillimisht, shumë i kanë thyer, ndërsa shumë të tjerë do t’i thyejnë ende”, u shpreh ai.

Vuçiq shtoi se ka vërejtur se disa persona me të cilët ka punuar për pesë, dhjetë apo 15 vjet po tërhiqen gradualisht, duke theksuar se secili prej tyre ka arsyet e veta për të qenë i zemëruar apo i lënduar./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK