Connect with us

Lajme

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Publikuar

më

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë përdorimi i aplikacionit mobil m.Shërbime i cili synon të lehtësojë qasjen e qytetarëve në shërbimet publike dhe të përshpejtojë proceset administrative përmes digjitalizimit.

Në versionin fillestar, aplikacioni do t’u mundësojë qytetarëve të kenë letërnjoftimin dhe patentën e shoferit në formë elektronike përmes telefonit mobil, si dhe të shfrytëzojnë tri shërbime elektronike.

“Aplikacioni do të jetë falas dhe do të mund të shkarkohet përmes Google Play dhe App Store. Qytetarët do të mund të kyçen duke përdorur llogarinë e tyre në portalin kombëtar për shërbime elektronike, uslugi.gov.mk”, ka thënë zëdhënësja Azizi.

Sipas saj, ky projekt është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë për modernizimin e shërbimeve publike dhe krijimin e një komunikimi më të lehtë, më të shpejtë dhe më efikas ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

“Përdorimi i aplikacionit do të jetë vullnetar, ndërsa dokumentet fizike do të vazhdojnë të jenë në përdorim. Aplikacioni do të shërbejë si një mundësi shtesë dhe praktike për qasje në dokumentet personale”, është shprehur Azizi.

Ndryshe, përmes këtij projekti synohet që shërbimet publike digjitale të jenë më të qasshme për qytetarët dhe të avancohen në përputhje me standardet evropiane.

Advertisement
Lajme38 minutes ago

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Maqedoni2 hours ago

Pas 35 vitesh pritjeje, Azizi paralajmëron: Jo vetëm jurisprudenca, të gjitha provimet profesionale edhe në shqip!

Shqipëri2 hours ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Lajme3 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni4 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri5 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme6 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni7 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri8 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme9 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme9 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme9 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

NA NDIQ NË FACEBOOK