Connect with us

Bota

Vdes 26-vjeçari shpërndarës ushqimi i Wolt, kolegët dalin në grevë

Publikuar

më

Vdekja tragjike e një shpërndarësi 26-vjeçar të Wolt në Maribor ka tronditur kolegët e tij, të cilët sot, më 16 tetor, kanë ndërprerë punën duke kërkuar pagesa më të mira dhe kushte më të sigurta.

I riu humbi jetën më 10 tetor, në një aksident në kryqëzimin e rrugëve Razlagova dhe Cankarjeva. Në përplasje u përfshinë motoçikleta e tij dhe dy vetura. Nga plagët e rënda, 26-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.

Pas tragjedisë, kolegët u mblodhën në sheshin kryesor të Mariborit, ku vendosën çantat e shpërndarjes në tokë dhe e nderuan me një minutë heshtje.

Në grevën e sotme dhe tubimin në Lubjanë, shpërndarësit kujtuan kolegun e ndjerë dhe ngritën shqetësime për uljen e të ardhurave, mungesën e transparencës në pagesa dhe kushtet e punës. Grevës iu bashkuan edhe shpërndarës në Maribor dhe Murska Sobota./vecer.com

Nga Wolt kanë shprehur pikëllim për humbjen e të riut dhe kanë deklaruar se janë të gatshëm për dialog me shpërndarësit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK