Connect with us

Shqipëri

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Publikuar

më

“Tym i bardhë” në Kosovë, shmangen zgjedhjet e parakohshme dhe zgjidhet kriza politike disa mujore.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme dhe ka votuar Justina Shiroka Pula për Presidente të Kosovës. Justina Pula ka marrë 81 vota, kundrejt një vote që ka marrë Eliza Hoxha.

Votimi, i cili nisi disa minuta para se të trokiste mesnata, zgjati deri në orën 00:03, duke kaluar afatin kushtetues të 6 tetorit.

Po ashtu Kuvendi ka votuar projektligjin që parashikon ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë.

Amendamenti u botua me 90 vota pro, ndërsa projektligji në tërësi u votua me 88 vota pro. Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve, protestues dhe mbështetës të UÇK-së kanë ‘shpërthyer’ në brohorima gëzimi jashtë ambienteve të Kuvendit.

Pak më parë, në konferencën për shtyp, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që ish-ministrja e PDK-së, kryetarja aktuale e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente. PDK propozoi si kandidate Eliza Hoxhën, duke theksuar se këta emra janë të vetmit të pranueshëm për të.

Aktualisht në sallë janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

Kur u propozua nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara?

Nisma për ndryshimin e ligjit është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ndryshimet e propozuara prekin disa çështje që lidhen me funksionimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që raste të caktuara jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë. Projektligji parasheh gjithashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, si dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.

Çfarë janë Dhomat e Specializuara?

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me personel ndërkombëtar. Ato kanë mandat të hetojnë dhe gjykojnë pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së në periudhën nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

Maqedoni6 minutes ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri36 minutes ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme2 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni3 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri4 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme5 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni6 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri6 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë7 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme7 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme7 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme7 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

NA NDIQ NË FACEBOOK