Bota
Trump shpërthen ndaj Zelenskyt: “Më i vështirë se Putini”, sulmet ndaj rafinerive i quan turp

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, pas rifillimit të sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse.
Në intervistën për Newsmax, Trump i cilësoi goditjet si “turp”, duke pretenduar se ato po mbajnë të larta çmimet globale të naftës. Sipas tij, Ukraina mund të godasë objektiva të tjerë pa prekur prodhimin e karburantit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi gjithashtu se e konsideron Zelenskyn më të vështirë për negociata sesa presidentin rus Vladimir Putin, duke vënë në pikëpyetje gatishmërinë e udhëheqësit ukrainas për kompromis.
Nga ana tjetër, Zelensky e ka arsyetuar rifillimin e sulmeve me vazhdimin e goditjeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht pauzës së shpallur nga Trump. reuters.com













