Connect with us

Bota

Tragjedi në SHBA: Pesë persona gjenden të vdekur në një banesë në Xhorxhia

Publikuar

më

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin e Xhorxhias, në SHBA, ku pesë persona janë gjetur të vdekur brenda një banese, të gjithë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Policia u njoftua gjatë orëve të vona të natës për të shtëna me armë në një banesë në Robin Lane, në zonën e Touchton Woods.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën pesë persona të qëlluar me armë zjarri. Ekipet e emergjencës konstatuan vdekjen e të pestëve në vend.

Sipas dyshimeve paraprake të hetuesve, një burrë mund të ketë qëlluar për vdekje katër personat e tjerë që ndodheshin në banesë dhe më pas ka vrarë veten.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e viktimave dhe as marrëdhëniet që ata kishin me njëri-tjetrin.

Motivi i mundshëm i ngjarjes mbetet i paqartë. Hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë të tragjedisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK