Lajme
Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të Shkupit, ku një 38-vjeçar nga Studeniçani ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, teksa po punonte në një objekt ndërtimor, raporton portali shprehja.
Sipas informacioneve paraprake viktima ka pësuar goditje elektrike gjatë kryerjes së punimeve në objekt.
Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Priten informacione shtesë nga autoritetet kompetente për të sqaruar se si ka ndodhur ngjarja tragjike.














