Shqipëri
‘Territorialja’, reformë apo thjesht ri-ndarje?

Nga Mentor Kikia
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i është bashkuar diskutimit për reformën teritoriale, përmes një pakete mendimesh dhe propozimesh, drejtuar Komisionit Parlamentar të Reformës Territoriale.
Reforma që po hartohet, krijon një njësi të re, Njësia Rinas, me disa fshatra të Bashkisë Krujë, përfshi edhe zonën e aeroportit, e cila do ti bashkohet Tiranës.
Erjon Veliaj e kundërshton këtë ide, për shkak se nuk ka patur një proces studimi dhe konsultimi paraprak. “Përpara se Bashkia Tiranë të japë një mendim të plotë dhe të argumentuar, duhet t’i vihet në dispozicion një vlerësim i posaçëm mbi popullsinë dhe territorin e prekur, kompetencat dhe shërbimet që do të transferohen, pasuritë dhe detyrimet, ndikimin mbi të ardhurat dhe shpenzimet vendore, personelin, planifikimin e territorit dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike”- shkruan Veliaj, ndërsa kërkon pezullimin e procesit të reformës.
Reforma Territoriale, duhet të adresonte në thelb problemet e vërejtura nga ndarja e vitit 2014, për ‘ti korigjuar ato. Por i gjithë diskutimi publik është përqëndruar vetëm në një pikë: Numri i njësive vendore, pra harta gjografike. Kjo çoi edhe në reagime të banorëve në bashkitë që shkrihen, që nuk shfaqnin në themel nevojën për përmirësimin e shërbimeve, por “egon qytetare”, për të qenë bashki më vete dhe jo të aneksohen nga bashki më të mëdha. Në fakt do të duhej që të hartohej “harta e shërbimeve” fillimisht, e pastaj ajo gjeografike.
Ndaj e gjej me vend me vend propozimin e Veliajt për pezullimin e procesit, jo vetëm për llogari të Tiranës, por edhe në shkallë vendi. Reformë është “Ligji për Pushtetin Vendor”, kompetencat dhe buxhetet e njësive që ofrojnë shërbime dhe jo ndarja apo bashkimi i njësive në vetvete.

















