Maqedoni
Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 2.5 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm, 17 tetor, në Maqedoninë e Veriut, me epiqendër në rajonin ndërmjet Makedonski Brodit dhe Krushevës.
Sipas portalit PRV.mk, i cili i referohet raportimit të 4news.mk, lëkundja është regjistruar në orën 10:15, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash. Epiqendra ndodhej pranë vendbanimeve Pllasnicë dhe Llazhan.
Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë të vogël, që mund të jetë ndier lehtë nga banorët pranë epiqendrës.
Sipas raportimit, deri në momentin e publikimit nuk kishte informacione për dëme materiale.












