Connect with us

Maqedoni

Temperaturat bien nën zero: Berova u zgjua me -4°C!

Publikuar

më

Mëngjesi i sotëm solli temperatura të ulëta në disa pjesë të vendit. Më ftohtë ishte në Berovë, ku u matën -4 gradë Celsius, ndërsa në Kumanovë dhe Veles temperatura ishte 4°C.

Në Shkup-Petrovec, Mavrovë, Strumicë, Demir Kapi dhe Tetovë u regjistruan 2°C, ndërsa në Kriva Pallankë, Prilep dhe Popova Shapkë 3°C.

Megjithatë, gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, me temperatura maksimale nga 20 deri në 28°C. Në Shkup pritet të arrijë deri në 26°C.