Connect with us

Kosovë

Takimi i parë pas betimit: Shiroka-Pula dhe Kurti pritet të diskutojnë prioritetet institucionale

Publikuar

më

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur takimin e parë me kryeministrin Albin Kurti pas marrjes së detyrës në krye të shtetit.

Takimi ka filluar rreth orës 11:00 dhe, sipas raportimit të Klan Kosovës, pritet të ketë karakter njoftues, me fokus te prioritetet e presidentes dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Gazetarja Qëndresa Bellagoshi raportoi se në këtë takim pritet të trajtohen angazhimet që e presin Shiroka-Pulën, veçanërisht çështjet që kërkojnë koordinim me Qeverinë dhe Kuvendin.

Në momentin e raportimit, takimi ishte ende duke u zhvilluar.

Shiroka-Pula u zgjodh dhe bëri betimin si presidente e Kosovës në orët e para të së mërkurës, më 7 tetor.

NA NDIQ NË FACEBOOK