Maqedoni
Shtator rekord për uslugi.gov.mk: Mbi 27 mijë kërkesa brenda një muaji

Portali uslugi.gov.mk ka shënuar numër rekord kërkesash gjatë muajit shtator, me gjithsej 27.345 kërkesa të parashtruara brenda një muaji, njofton 4news.mk.
Me këtë, numri i përgjithshëm i kërkesave të dorëzuara përmes portalit ka tejkaluar 400 mijë, duke dëshmuar rritjen e përdorimit të shërbimeve elektronike nga qytetarët.
Rritja tregon se gjithnjë e më shumë qytetarë zgjedhin t’i kryejnë procedurat administrative në mënyrë digjitale, në vend që të paraqiten fizikisht në sportele.
Të dhënat më të fundit për përdorimin e portalit janë publikuar më 1 tetor 2026.












