Connect with us

Lajme

Sejdiu: Vazhdojnë punimet për rikonstruimin e rrugës në Dëbërcë

Publikuar

më

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rikonstruimin e rrugës në lagjen “Sula” në fshatin Dëbërcë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sejdiu bëri të ditur se së bashku me disa banorë të fshatit ka vëzhguar nga afër ecurinë e punimeve.

“Ne jemi zotuar se puna nuk do të ndalet dhe se qytetari ynë meriton të jetojë më mirë”, ka shkruar Sejdiu.

Rikonstruimi i rrugës synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve për banorët e kësaj lagjeje.

NA NDIQ NË FACEBOOK