Connect with us

Lajme

Sami Morina: Pavarësisht kushteve të vështira, kompanitë në Vizbeg nuk kanë ndërmend të shpërngulen

Publikuar

më

Kompanitë që kanë investuar dhe veprojnë prej dekadash në zonën industriale të Vizbegut nuk kanë ndërmend të largohen, ndërsa zona po përballet edhe me një fluks të ri biznesesh. Kështu deklaroi Sami Morina, kryetar i OEMVP-së, në emisionin “Pas Numrave” në TVM2.

Ai theksoi se zgjidhja e problemeve infrastrukturore të Vizbegut varet nga gatishmëria e qeverisë për të ndërmarrë hapa konkretë.

Morina tha se bizneset nuk e harrojnë këtë zonë dhe do të vazhdojnë të insistojnë që problemet të zgjidhen sa më shpejt.

Sipas tij, disa nga zgjidhjet mund të jenë të dhimbshme, por ato duhet të ndërmerren në mënyrë që zona industriale të zhvillohet dhe të ecë përpara.

NA NDIQ NË FACEBOOK