Connect with us

Lajme

Sami Morina fiton bindshëm garën dhe zëvendëson Nuhi Aliun në krye të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Publikuar

më

Sami Morina, përfaqësues i kompanisë Bas Tuti Fruti, është zgjedhur në krye të Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, me mandat katërvjeçar, në Kuvendin e VI-të Zgjedhor, duke pasuar ushtruesin e detyrës së kryetarit, Nuhi Aliu.

Sipas informacionit të përcjellë për këtë lajm, ende të pakonfirmuar zyrtarisht, Morina kishte mbështetjen e gjithë Odës, çka ndikoi që Nuhi Aliu të mos kandidonte në këtë garë.

Zgjedhjen e Morinës e ka uruar edhe ish-kryetari i OEMVP-së, njëkohësisht kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra. Në urimin e tij publik, Qyra i dëshiroi suksese në mandatin e ardhshëm dhe përgëzoi Odën për organizimin e Kuvendit dhe procesin zgjedhor.

Qyra theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të OEMVP-së në përfaqësimin e komunitetit të biznesit, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK